Shoferi përplas për vdekje 4-vjeçarin në Fushë-Krujë 

Shoferi përplas për vdekje 4-vjeçarin në Fushë-Krujë 

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Tapizë. Një shofer ka përplasur dy këmbësor. Shtetasi R.B. ka përplasur shtetasin V.B. dhe fëmijën e tij. Mësohet se  4-vjeçari ka jumbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit