Shoferi i një fuoristrade është filmuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugën e Elbasanit, me manovra kundërvajtje dhe parakalime radhazi pavarësisht rrugës me vijë të pandërprerë.
Drejtuesit e tjerë të mjeteve thonë se këto veprime nuk janë thjesht shkelje të rregullave të qarkullimit, por mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve që udhëtojnë çdo ditë në këtë aks.
Qytetarët kërkojnë që raste të tilla të kontrollohen dhe të trajtohen me seriozitet nga autoritetet. Askush nuk duhet të ndihet i pasigurt duke lëvizur në rrugë dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Ata thonë se para ligjit të gjithë jemi të barabartë dhe të tilla duhet të jenë edhe gjobat e ndëshkimet për manovra të tilla që janë burim i sigurtë aksidenti.