Shoferja me “Benz” përplas për vdekje kalimtarin, ia mbath nga vendi i ngjarjes

Shoferja me “Benz” përplas për vdekje kalimtarin,…

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Beratit. Mësohet se pasditen e sotme,  shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën. Shoferja ka ikur nga vendi i ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet.

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.

Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit