
Gjatë ditës së sotme është proceduar penalisht një 27-vjeçare nga Elbasani. Ajo ditën e djeshme ka përplasur një karroce më fëmijë 1 vjeç që shoqërohej nga nëna. Aksidenti është regjistruar në lagjen “Haxhias”, ku karroca me fëmijë 1 vjeçe, shoqërohej nga nëna e fëmijës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Z., 27 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Haxhias”, automjeti që drejtohej nga kjo shtetase ka përplasur lehtë një karrocë me fëmijë 1 vjeçe, që shoqërohej nga nëna e fëmijës. Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.