Shokon gazetarja shqiptare: Ministrat e deputetët paguajnë deri 2000 euro për s*ks

Shokon gazetarja shqiptare: Ministrat e deputetët paguajnë…

Zhaklin Lekatari ka habitur me deklaratën e saj në një emision ndërsa flitej për temën e legalizimit të hapjes së shtëpive publike në Shqipëri.

Ajo lexoi një mesazh të dërguar në rrjetet sociale ku shkruhej se 70% e deputetëve dhe ministrave qeveritarë paguajnë 1500 deri në 2000 euro për të kryer një herë marrëdhënie seksuale.

“Më ka ardhur një mesazh nga ndjekësit ku thonë 70% e deputetëve dhe ministrave qeveritarë paguajnë 1500 deri në 2000 euro për një marrëdhënie. Ky vend ka nevojë për statistika dhe studime,”– u shpreh ajo në emisionin “Shqipëria Live”.

Ndërsa përsa i përket legalizimit të shtëpive publike tha: “Unë mendoj që duhet bërë statistika. Nuk është përgjigje që jepet me po apo jo. Duhet pyetur a është shoqëria shqiptare e gatshme?

Zhaklin flet për tema që konsiderohen tabu në Shqipëri dhe nuk heziton të tregojë detaje edhe nga jeta e saj personale.

Pak ditë më parë ajo rrëfeu se ka shumë kohë pa kryer marrëdhënie seksuale dhe se nuk ka një partner në krahë. Ajo u shpreh se marrëdhëniet e saj me meshkujt nuk janë të mira sepse ata e kanë frikë.

“Kam shumë kohë pa bërë seks sepse nuk kam partner. Shumë kohë para karantinës. Marrëdhëniet e mia me djemtë nuk janë shumë të mira sepse më kanë pak frikë. Meshkujt shqiptarë janë frikacakë. Kanë frikë nga femrat. Kanë frikë nga femrat e pavarura. E duan poshtë vetës, duan ta manipulojnë sepse kanë mungesë vetëbesimi, pasigurie eksperience dhe mundohen me mënyrat e tyre të çojnë në nivelin e tyre. Një grua e pavarur ekonomikisht dhe mendërisht është jashtëzakonisht shumë e rrezikshme për një mashkull shqiptar. Sidomos për djemtë e rinj,”- u shpreh ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit