
Deklarata e fundit e Urim Hysenit, djalit që vrau nënën në Pejë është mjaftë tronditëse. Ai ka thënë para gjykatës se ishte detyruar nga rusët që të vriste nënë e tij. Ndërsa më tutje ka shtuar se ai nuk ka bërë një krim, pasi është i dërguari i profetit.
“Më detyruan rusët që ta ekzekutojë mamanë time. Unë jam i dërguari i profetit dhe Skënderbeu i ri”, deklaroi Hyesni
Ndërkohë, avokati i tij ka deklaruar se është e nevojshme që klientit të tij t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik. Avokati ka treguar për mediat në Kosovë se gjatë bisedave që ka patur me klientin e tij ai i ka thënë disa arsye që e kanë shtyrë drejt krimit makabre. Por, që janë arsye të palogjikshme dhe tregojnë që i riu mund të ketë probleme psikologjike.
Kujtojmë se ngjarja makabre ndodhi pak ditë më parë ku Urim Hyseni i preu kokën nenës së tij e vari në tavan dhe i piu gjakun.