Shoku i 17-vjeçarit që e vranë në autobus: Shoferët u shtynë kush me marrë udhëtarët

Shoku i 17-vjeçarit që e vranë në…

Të tjera detaje janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që tronditi Deçanin dy ditë më parë. Për të kuptuar më mirë zanafillëb e ngjarjes rrëfimi i njërit prej shokëve të 17-vjeçarit që mbeti i vdekur nga sulmi me armë ka hedhur dritë.

Arlind Beka, shoku i Ledion Hamzajt, përlotet teka flet për shokun e ngushtëbqë vdiq tragjikisht. Vendi i tij ka mbetur bosh në bankën ku ata uleshin.

Adoleshenti rrëfen se një ditë para ngjarjes, Ledioni i kishte përmemdur një konflikt mes shoferëve. “Na ka treguar për shoferët që ka pasur probleme diçka, një ditë duke ardhur prej Baballoqit, konflikt shpejtësie muj me thanë, janë shty njëri me tjetrin të dy shoferët e autobusëve, puna për m’i marrë udhëtarët”, rrëfen Arlind Beka për mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit