Shokuese në Kurbin! Babai përdhunon të bijën e mitur për 3 vite me radhë

Shokuese në Kurbin! Babai përdhunon të bijën…

Përdhunimi është një fenomen i cili ende strehohet në shoqërinë tonë. Një rast i tillë shokues është konstatuar kohët e fundit në Kurbin. Bëhet me dije se një 51-vjeçar, i identifikuar si shtetasi me iniciale Sh.I. është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 vite burg,  ndërsa akuzohet se ka përdhunuar për 3 vite me radhë të bijën e tij të mitur.

Vendimi në fjalë është marrë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin.  Autori 51-vjeccar ka qenë i arrestuar në 12 korrik të vitit 2019, pasi përmes një video të publikuar në një emision investigativ, u shpall fajtor për akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Asokohe shtetasi në fjalë u dënua me 12 vite burg, të cilët pas kërkesës për gjykim të shkurtuar, ai kreu 1 e 3 e dënimit. Ndërkohë referuar dosjes hetimore thuhet se përmes aktit ekspertimit mjeko-ligjor është arritur të provohet se 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare dhe më pas ka vijuar me aktin e rëndë për 3 vite me radhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit