Shoqata e Teatrit të Kosovës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Shoqata e Teatrit të Kosovës në mbrojtje…

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit rreth objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, pasditen e djeshme një grup policësh të Bashkisë së Tiranës kanë tentuar të marrin nën kontroll objektin e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Por, janë penguar nga aktorët e teatri dhe qytetarët, të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ky veprim i Bashkisë së Tiranës ka rindezur gjakrat duke kthyer tensionet dhe përplasjet në mes të Bashkisë dhe mbrojtësve të objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Duke u nisur nga kjo situatë ShSTKK-së përmes një reagimi ka kërkuar nga institucione në Tiranë që, siç thuhet në reagim, të ndalin provokimet dhe përpjekjet për rrënimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Tiranës. “Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, është e tronditur më lajmin për tentim – invadimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, më qëllim të rrënimit të tij nga persona të autorizuar prej Bashkisë së Tiranës dje pasdite me datë 13.05.2020. ShSTKK-së e konsideron të papranueshëm faktin që një grup njerëzish të veshur më pushtet politik, në mënyrë arbitrare të bartin pronësinë publike të një objekti historik nga një institucion në tjetrin më qëllim të rrënimit të tij, pa marrë në radhë të parë pelqimin nga artistët dhe qytetarët e vendit”, thuhet në reagimin e ShSTKK-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit