Shoqata e Transportit Ndërqytetas: Veliaj na premtoi heqjen, por taksat e bashkisë na erdhën në zarfa

Shoqata e Transportit Ndërqytetas: Veliaj na premtoi…

Adriatik Memushi, Sekretari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, ka thënë se do të pezullohet puna në rast se kërkesat e tyre nuk rishikohen.

Ndërsa, kreu i shoqatës, Kujtim Mema, tha se po i dëmton transporti informal, i paligjshëm, ndërsa bashkia u kërkon pagesën e taksave, edhe pse u kishte premtuar se do të shtyhej deri në dhjetor.

“Na erdhën në zarfa taksat e bashkisë, kur na u premtua se do shtyheshin deri në dhjetor. Duam të rishikohet kjo taksë. Terminali i Jugut ka kosto, pasi shoferët sillen rrotull duke harxhuar karburant. Shteti të ulë TVSH-në në 6%”, -ka thënë ai./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit