Shoqata për Biznesin në Kukës kërkon informacion për projektin e rrugës që lidh Aeroportin me autostradën e Kombit/ Kolgjini: Kemi mby dy vite që ngrejmë këtë shqetësim

Shoqata për Biznesin në Kukës kërkon informacion…
Në kërkesën e drejtuar nga Kryetari i Shoqatës Sokol Kolgjini, thuhet se bazuar në ligjin ligjin 119/2014 për të drejtën e informimit kërkohet informacion në lidhje me projektin e rrugës.
Featured image of article: Shoqata për Biznesin në Kukës kërkon informacion për projektin e rrugës që lidh Aeroportin me autostradën e Kombit/ Kolgjini: Kemi mby dy vite që ngrejmë këtë shqetësim 

Shoqata për Biznesin në Qarkun e Kukësit, i kërkon Autoritetit Rrugor Shqiptar informacion për projektin e rrugës që lidh Aeroportin me autostradën e Kombit.

Në kërkesën e drejtuar nga Kryetari i Shoqatës Sokol Kolgjini, thuhet se bazuar në ligjin ligjin 119/2014 për të drejtën e informimit kërkohet informacion në lidhje me projektin e rrugës.

Ndërkohë, Kolgjini në një deklaratë që ka bërë per mediat thotë se shpreson që projektuiesit të kenë konusltuar me grupet e interesit dhe të kenë përfshirë në projekt ndërtimin e nyjes lidhëse të Kukësit me autostradën,

“Bazuar në ligjin 119/2014. shoqatra BpB i kerkon Autoritetit Rrugor Shqiptar informacion për projektin e rrugës që lidh Aeroportin me autostradën e Kombit.  Shpresojmë që autoriteti dhe projektuesit kanë bërë konsultat e duhura me komunitetin dhe grupet e interesit dhe të kenë përfshirë në këtë projekt dhe ndërtimin e nyjes lidhëse të Kukësit me autostradën, mungesa e të cilit shkaktoi së fundi një aksident të trefishtë.
Shoqata BpB ka mbi dy vite që e ka ngritë këtë shqetësim.“-ka thënë Kolgjini.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit