“Shoqëria shqiptare është e rraskapitur”/ Thirrja e fortë e aktivistes: Vulgariteti nuk sensibilizon askënd

“Shoqëria shqiptare është e rraskapitur”/ Thirrja e…

Aktivistja Elona Casli ndërsa komenton protestën e mbajtur një ditë më parë në Tiranë kundër dhunës ndaj të miturve, bën edhe një thirrje të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Elona Casli publikon një foto nga protesta, ndërsa thekson se vulgariteti nuk sensibilizon askënd.

Ajo thekson se e vërteta më e madhe zhvlerësohet dhe humbet të gjithë kuptimin e saj nëse përcillet me vulgaritet.

“Vulgariteti nuk sensibilizon askënd

Të jesh e vërtetë nuk do të thotë të jesh vulgare. Përkundrazi, e vërteta më e madhe zhvlerësohet dhe humbet të gjithë kuptimin e saj nëse përcillet me vulgaritet.

Protesta në parim synon tē ndërgjegjësojë një shoqëri mbi një fenomen të caktuar. Vulgariteti nuk ndërgjegjëson askënd. Përkundrazi, e zhvlerëson thelbin e protestës dhe e dobëson misionin e saj.

Shoqëria shqiptare është e rraskapitur nga vulgariteti. Ajo pak ndërgjegje qytetare që ka mbetur në këtë vend, mund të rizgjohet përmes të vërtetës, por kurrsesi përmes vulgaritetit.

Dhe e vërteta mund të jetë tragjike, e dhimbshme por kurrsesi vulgare.

Post Scriptum- Mund t’i mbrojmë shpirtrat përmes të vërtetës, por kurrsesi përmes vulgaritetit.”-shkruan aktivistja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit