'Shoqëria speciale' mes Bieta Sulos dhe vajzës së Albanit, i bën dhuratë...

‘Shoqëria speciale’ mes Bieta Sulos dhe vajzës…

Moderatorja e njohur, Bieta Sulo  ka  një marrëdhënie të veçantë me vajzën e Albanit, Joelle.

Këtë na e shprehin dhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Sot Joelle ka ditëlindjen dhe Bieta e suprizon atë me një dhuratë speciale.

“Një super realizim për një super vajzë, njeriun tim të shtrenjtë”, shkruan moderatorja në foton me një punim artistik që i ngjan shumë vajzës bukuroshe të Albanit, që me siguri i ka pëlqyer shumë.

“Besoj që marrëdhënia që kam pasur më parë me Joelle më ka ndihmuar në rolin tim si nënë. E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj”, është shprehur Bieta./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”76″ display=”basic_imagebrowser”] 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit