Shoqërimet në oborrin e selisë| Bardhi: U bënë me urdhër të Edi Ramës

Shoqërimet në oborrin e selisë| Bardhi: U…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kometuar protestën e ditës së sotme në selinë blu. Ai ka akuzuar drejtpërdrejtë policinë e shtetit se ka shoqëruar nga oborri i selisë blu anëtarë të Këshillit Kombëtar e zyrtarë të PD. Një veprim të tillë, Bardhi e ka konsideruar maskaradë me urdhër të Edi Ramës.

Bardhi:

Janë ata poshtë. Ju më thoni se janë ata lart. Ata janë shefat. Policia e shtetit hyri në rol.  Më duhet të marr informacion nga policia pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar në oborrin e Partisë Demokratike. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë verifikimi dhe është kontrolluar fizikisht. Në përfundim të veprimeve nga prokuroria janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar t’i kontrollojnë edhe pse pa autorizim. Lanë disa policë në oborr dhe dua t’i pyes Sokrat Turtulli që është shoqëruar në polici dhe kryetari i PD Durrës Luan Hoti. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit