Shoqërohej me Laert Haxhiun/ Firdeus Berberi një vit më parë tentoi të vriste djalin e biznesmenit

Shoqërohej me Laert Haxhiun/ Firdeus Berberi një…

22-vjeçari, Firdeus Berberi është personi që u arrestua në Janinë, në shoqërinë e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për masakrën në Lushnjë. 

Por sikurse edhe shoku i tij, Berberi është një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Berberi ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Johan Muçllari, djalit të biznesmenit nga Pogradecit, pronarit të hotel Volorekës.

Ngjarja

Atentati i gushtit të 2019 kur u qëllua me rreth 100 plumba kallashnikovi mbi makinat e parkuara dhe dy dhomave të hotelit nga disa shtetas mes tyre edhe babai i Firdeus Berberit(Ilir Berberi) duke terrorizuar turistët që ishin aty dhe familjen e pronarit të hotelit, ishte fillesa e të gjithë historisë. 

Johan Muçllari u kanos nga Firdeus Berberi dhe shoku i tij Greis Maxhari. Ky atentat përfundoi vetëm me dëme materiale ndaj godinës dhe makinave që ishin të parkuara aty. 

Në atë kohë policia doli  në një komunikim zyrtar duke thënë se shtetasit që bënë atentatin kanë pasur një konflikt të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij dhe në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin Johan Muçllari dhe një javë më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit Jetmir Muçllari duke shkaktuar dëme të shumta në hotel dhe te mjetet e parkuara që i përkisnin pronarëve dhe turistëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit