Shoqërohen nga policia në Dubai vëllezërit Durim dhe Valter Bami

Shoqërohen nga policia në Dubai vëllezërit Durim…

Sipas burimeve jozyrtare vëllezërit Durim dhe Valter Bami janë ndaluar në Dubai. Ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen nga SPAK se janë pjesë e një grupi kriminal.

Aktualisht atyre u janë marrë gjurmë e gishtave për ta provuar nëse bëhet fjalë për vëllezërit Bami.

Në dosjen Revanshi Durim Bami rezulton se ishte kthyer në një armik të betuar të Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës, duke lidhur aleancë me klanin Duka dhe personazhe të tjerë të botës së krimit.

Informacioni zyrtar pritet në orët në vijim, momentalisht dihet që janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe vëllezërit Bami.

Lajmi në përditësim

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit