Shoqërohet efektivi i RENEA-s, ishte në makinë me një prej të dyshuarve në atentatin në Don Bosko

Shoqërohet efektivi i RENEA-s, ishte në makinë…

Shoqërohet në Policinë e Tiranës një efektiv i RENEA-s.

40-vjeçari u kap nën shoqërinë e një personi që dyshohet i përfshirë në atentatin në Don Bosko, ku një grua humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

Dyshohet se në mjetin e tij janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash.

Atentati u regjistrua mbrëmjen e të dielës në lokalin, i cili është në pronësi të Fation Muratit.

Ky i fundit, edhe pse ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dyshohet se është arratisur nga Shqipëria, fillimisht në Kosovë, e më pas drejt Turqisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit