Shoqja e zemrës i merr ish-të dashurin Borës?! Semi dhe Donaldi nuk i ndahen njëri-tjetrit

Shoqja e zemrës i merr ish-të dashurin…

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj janë dy nga protagonistët e Big Brother VIP, të cilët që në momentin që kanë hyrë në program, janë parë shumë pranë njëri-tjetrit. Ky afrimitet mes dyshes ka ngjallur shumë reagime tek publiku, të cilët kanë nisur t’i shohin çift dhe kjo për shkak të kohës së shumtë që ata kalojnë bashkë dhe kimisë që kanë kur ata janë bashkë.

Por veç aludimeve të publikut, vlen të theksohet se Semi Jaupaj është cilësuar si shoqja e zemrës e Bora Zemanit, me të cilën Donald Veshaj ka pasur një lidhje dashurie që tashmë ka përfunduar. Gjithsesi dashuria nuk njeh pengesa, ndaj pritet që në vijim të shihet nëse mes Semit dhe Donaldit do të ketë diçka përtej miqësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit