Short ‘fèrrí’ për ekipet shqiptare në Europa League, klube nga La Liga e Bundesliga për Teutën e Kukësin

Short ‘fèrrí’ për ekipet shqiptare në Europa…

Është mbajtur sot në Nyon të Zvicrës, shorti për turin e dytë të Europa League.

Short vërtetë i vështirë për ekipet shqiptare.

Teuta do të presë në këtë takim ekipin nga La Liga, Gránáda.

Ndërkohë, shorti rezervoi një emër të madh nga Bundesliga, Volfsburgun, për ekipin e Kukësit.

Disi më i lehtë kundërshtar për Laçin. Ekipi kurbinas luan sërish ndaj një klubi izraelit, këtë herë përballë Hapoel Ber Sheva.

Të gjitha ekipet shqiptare do të luajnë në shtëpi këtë tur.

Për sa i përket 2 ekipeve shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shkèndijá do të jetë mysafire në Rumani, ndaj Botoshanit të Filit dhe Papës, ndërsa Renova do të presë Hajdukun e Splitit.

Ndërkohë, Drita e Kosovës do presë Astanën.

PËRBALLJET E EKIPEVE SHQIPTARE:

Renova-Hajduk Split

Teuta- Gránáda

Laçi-Hapel Ber Sheva

Botoshan- Shkèndijá

Kukësi-Volfsburg

Drita-Astana

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit