Show televiziv| Kryebashkiaku i shkon të moshuarës me xhup: Drutë t’i sjellim nesër

Show televiziv| Kryebashkiaku i shkon të moshuarës…

Në Pukë temperaturatë kanë arritur deri në -11 gradë celsius dhe qindra familje ende nuk kanë me çfarë të ngrohen. Në mes të dimrit, bashkia kujtohet për të me kamerat për video facebook-u, për t’u qarë hallin.

Kryebashkiaku Gjon Gjonaj, i veshur me një xhup të trashë i shkon për vizitë një të moshuare e cila kishte vetëm një bluzë me mëngë të shkurtëra. Ngrohjen ia siguruan, por drutë do të vijnë të nesërmen e ditës që kryebashkiaku bëri videon për facebook.

Një situatë e papranueshme teksa shumë familje pa të ardhura të mjaftueshme presin mëshirën e bashkisë për t’u ngohur, ndonëse është detyrimi i tyre me fondin e taksapaguesëve shqiptarë të ndihmojë të pamundurit. Megjithatë kaseta televizive u bë gati dhe Gjoni doli në pah si një kryebashkiak që i do njerëzit e tij.

Shih videon këtu

Pjesë nga biseda e kryebashkiakut Gjon Gjonaj me banorët:

Gjonaj: Halli që ke momentalisht për ta kapërcyer këtë?

I moshuari: Momentalisht jam mangët për ngrohje.

Gjonaj: Ngrohjen e ke të zgjidhur nesër plotësisht. Të ndezësh këtë dhe të rrish ngrohtë, edhe me pako ushqimore do të furnizojmë nesër. Ne jemi hedhur të gjithë në kuadrin e një punë për të parë gjendjen konkrete familjarëve. Pamundësi jote për të pasur të ardhura të tjera, ne duhet të bëhemi mbështetje. Ka rreth 150 banesa që evidentohen sonte dhe këto janë marrë nga grupi i gjendjes ekonomike.

Zonja: Më mbyti lagështira!

Gjonaj: Dru zjarri a ke?

Zonja: Jo nuk kam.

Gjonaj: Po pse nuk thua që ke nevojë për dru?

Zonja: Më erdhi keq që t’ú them se janë 150 familje. Gjithkush ka hallin e vet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit