Shpallet në kërkim Erjoni! Hapej në Instagram nga Palasa, iku pa paguar 450€

Shpallet në kërkim Erjoni! Hapej në Instagram…

Erjon Hoxha, mashtruesi serial 20-vjeçar nga Tropoja me banim në Paskuqan është shpallur në kërkim për mashtrim.

Sipas kallëzimit të bërë nga I. M., Hoxha kishte qëndruar për tre ditë si pushues në hotelin që ndodhet në fshatin turistik Palasë, në pronësi të denoncuesit. Në përfundim të qëndrimit, i riu është larguar pa kryer pagesën prej 450 eurosh.

Hoxha u bë i njohur për listën e mashtrimeve të tij ku viktima kishin rënë disa vajza që u kishte marrë shuma parash apo edhe varëse floriri dhe ia kishte shitur, e po ashtu një sërë borxhesh të tjera disa bizneseve në Tiranë.

Ironia e ngjarjes ndodhi kur mamaja e Hoxhës telefonoi njërën prej vajzave denoncuese duke i kërkuar të fshinte postimin në redaksinë tonë pasi po i prishej imazhi i të birit…

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit