Shpallja non-grata e Berishës| Basha nga Dibra: S'më pyeti Amerika

Shpallja non-grata e Berishës| Basha nga Dibra:…

Në një takim të organizuar në Dibër, Lulzim Basha ka folur për shpalljen non-grata të Berishës, teksa ka thënë se Amerika nuk është ndikuar nga ai. Ndër të tjera Basha është shprehur se ky vendim është marrë nga SHBA-të dhe se ai nuk kanë pasur asgjë në dorë.

Basha:

Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja non grata e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës. Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit