Shpejtësi dhe manovër e gabuar/ Përplasen 4 makina, plagosen 2 persona

Shpejtësi dhe manovër e gabuar/ Përplasen 4…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një makinë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur me një tjetër, që ka bërë një manovër të gabuar.

Automjeti që ishte me shpejtësi, në përpjekje për të shmangur aksidentin ka goditur 2 makina të tjera anës rrugës, që kanë qenë të parkuara.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona, drejtuesi i mjetit që po ecte me shpejtësi dhe një vajzë që ishte në makinë me të./GazetaAtdheu.com/ 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit