Aksidenti fatal pranë TEG/ Humbin jetën dy persona, mbetën të plagosur tre të tjerë

Aksidenti fatal pranë TEG/ Humbin jetën dy…

Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Shtetasi Q. K duke drejtuar automjetin dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Ky aksident ka rezultuar fatal për dy nga pasagjerët, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Mësohet se njërin prej të plagosurve mezi e kanë nxjerrë nga mjeti për shkak se ishte mjeti ishte deformuar plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit