Shpendi i rallë “Kojliku qeros” kthehet në Shqipëri pas 400 vitesh, i rrezikuar në nivel global

Shpendi i rallë “Kojliku qeros” kthehet në…

Shpendi i rrallë i rrezikuar në nivel global, i njohur si “Kojliku qeros” është shfaqur në vendin tonë pas 400 vitesh.

Ky shpend është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të, Kojliku qeros u zhduk për shkak të gjuetisë.

 ‘Kojliku qeros, kjo specie e rrezikuar në nivel global, shfaqet edhe në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungesë falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian. Një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.

Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia”, shkruan Albanian Ornithological Society në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit