Arritjet mësimore të nxënësve shqiptarë, sipas testimeve ndërkombëtare PISA, kanë pësuar rënie të ndjeshme ndërmjet viteve 2018 dhe 2022. Në testin e vitit 2022, nxënësit 15-vjeçarë morën 368 pikë në matematikë, 69 pikë më pak se në 2018 dhe 21 pikë më pak se në 2012.
Ndërkohë, shpenzimet e familjeve shqiptare për arsimin janë rritur ndjeshëm. Në vitin 2021, një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 2,766 lekë në muaj për shërbime arsimore, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër u rrit në 3,209 lekë në muaj, një rritje prej 16%. Kjo përfshin shpenzime për tarifa shkollore, transport dhe logjistikë. Rritja e kostove ka qenë më e ndjeshme për familjet me fëmijë, veçanërisht për ata që ndjekin shkolla private.
Pavarësisht rritjes së shpenzimeve për arsimin, cilësia e tij mbetet shqetësuese. Kostoja financiare në rritje nuk është reflektuar në përmirësimin e rezultateve arsimore.