Shpenzimet e shqiptarëve| 227 milionë euro për ilaçe, rritet importi i tyre nga pandemia

Shpenzimet e shqiptarëve| 227 milionë euro për…

Pandemia e Covid -19 në dy vitet e fundit ka rritur kërkesën për ilaçe si dhe për shërbime shëndetësore. Të dhënave e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se vlera e importeve të produkteve farmaceutike vitin e kaluar për periudhën janar-nëntor,  arriti në nivele rekord me 27.2 miliardë lekë, rreth 227 milionë euro.

shifrat ndër vite

Sipas përllogarive kjo është vlera më e lartë e ilaçeve të importuara në vend në dekadën e fundit. Ndikimi më i madh erdhi nga shitja shtesë e ilaçeve që përdoren për kurimin dhe trajtimin e Covid-19. Që prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020 , importi i ilaçeve nuk ka njohur rënie, përkundrazi është zgjeruar ndjeshëm duke arritur kulmin në marsin e vitit 2021, me rreth 28.3 milionë euro.

Në raport me 2019 periudhën e para pandemisë, importet e produkteve farmaceutike janë rritur me më shumë se 29 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit