Shpenzimet e studentëve| 324 euro për të jetuar në Tiranë, “argëtohen” vetëm me një kafe në ditë

Shpenzimet e studentëve| 324 euro për të…

Për të studiuar në Tiranë ndoshta nuk është ndonjë vështirësi e madhe për studentët që kanë mesatare të mire, por jetesa është e papërballueshme për të gjithë. Kostot mujore që të rinjtë harxhojnë në kryeqytet janë mjaft të larta, ndikuar edhe nga mos përkrahja e Ministrisë së Arsimit.

Pas portestave të dhjetorit 2018, studentëve i’u premtua shumë, por shumë pak u bë për ta. Sipas tyre kostot mesatare të shpenzimeve janë minimalisht nga 350 mijë lekë të vjetra, deri në 400 mijë lekë. E nga këto shpenzime, vetëm qiraja ka peshën më të madhe për xhepin e tyre.

Sipas një ankete të zhvilluar nga “Qëndresa Qytetare”, studentët shpenzojnë në muaj afërsisht 324 euro, nga të cilat 60% shkojnë për strehim dhe ushqim. Pjesa tjetër shkon për transport, libra, veshje dhe vetëm 80 lekë mbeten për argëtim, praktikisht një kafe në ditë.

Një penalizim mjaft i madh është edhe fakti se në konvikte strehohen vetëm 7% e të gjithë studentëve, ndryshe nga Rajoni dhe Europa që kjo shifër shkon deri në 80%. Kampuset e premtuara afro 3 vite më parë kanë mbetur në projekte 3D, dhe studentëve u duhet të përveshin mëngët për të punuar, përpos studimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit