Shpenzoi 7 mijë paund për të zvogëluar gjoksin, 24-vjeçarja trondit kur pas 9-muajsh zbulon se... (FOTO)

Shpenzoi 7 mijë paund për të zvogëluar…

Një këngëtare ka mbetur e shokuar kur gjoksi i saj u rrit sërish, vetëm shtatë muaj pasi shpenzoi mijëra paund që ta zvogëlonte atë. Ajo është Bethanie Lyon nga Los Angeles, Kaliforni.

“The Sun” shkruan se 24-vjeçaja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale prej 7 mijë paund (10.000 dollarë), pasi ishte lodhur me gjoksin e saj bombastik. Por gjërat nuk shkuan siç ajo kishte parashikuar.

Kjo për shkak se brenda 3 muajve që kishte kryer ndërhyrjen, në korrik të vitit 2019, ajo filloi që të kishte sërish probleme me rrobat. E nëntë muaj pas operacionit, gjoksi i të resë ishte kthyer gati në madhësinë që kishte më parë.

Shpenzoi 7 mijë paund për të zvogëluar gjoksin,

“Ishte shkatërruese. Pasi kisha kaluar kaq shumë dhimbje, ishte vërtet e vështirë të pajtohesha me faktin se gjoksi im ishte sërish si më parë”, tha Lyon, e cila shtoi: “Gjithmonë kam qenë në siklet për shkak të madhësisë së tyre. Njerëzit komentonin vazhdimisht dhe dukej se kjo ishte gjithçka që ata shihnin tek unë”.

Sipas “The Sun”, madhësia e gjoksit e kishte penguar 24-vjeçaren edhe në karrierën e saj, pasi nuk e linte të kërcente lirshëm në skenë dhe ishte shumë i lodhshëm për të.

Shpenzoi 7 mijë paund për të zvogëluar gjoksin,

Bethanie ka treguar se pas operacionit ajo ishte shumë e lumtur me madhësinë e re të gjoksit. Gjoksi i kishte vështirësuar edhe karrierën e saj, pasi kërcimi në skenë ishte shumë i lodhshëm për të.

 “Kirurgu im më tha se duhet të jem shumë e kujdesshme. Ata duhej të më jepnin ilaçe shtesë vetëm për të qenë në gjendje të ecja, të ulesha dhe të ngrihesha në këmbë. Unë qaja çdo herë që më duhej të ngrihesha nga divani javën e parë, sepse kisha shumë dhimbje. Më dukej sikur lëkura ime po copëtohej”, kë rrëfyer këngëtarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit