Shpërbëhet kabineti i luftës, rritet presioni i brendshëm ndaj Netanjahut, çfarë po ndodh në Izrael

Shpërbëhet kabineti i luftës, rritet presioni i…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka shpërbërë kabinetin e luftës me gjashtë anëtarë, i cili u formua rreth 8 muaj më parë në nisje të konfliktit me Hamasin. Lëvizja e liderit izraelit ishte e pritshme pas largimit nga qeveria të ish ministrit Benny Gantz.

Pas kësaj, Netanjahu do ti zhvillojë konsultimet për luftën me një grup më të vogël zyrtarësh, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe atë të Çështjeve Strategjike Ron Dermer.

Prej disa javësh, protestues kundër qeverisë së Netanjaht po zhvillojnë demonstrata me qëllim për ta çuar vendin në zgjedhje përpara përvjetorit të parë të luftës në tetor. Shpërbërja e kabinetit të luftës vjen në një kohë përçarjesh brenda vendit por edhe pakënaqësishë në rritje nga ndërkombëtarët.

Një ditë më parë ushtria izraelite shpalli një ndalim të luftimeve disa orë në ditë më qëllim futjen e ndihmave humanitare në rripin e Gazës, vendim i cili u kundërshtua nga kryeministri Netanjahu.

Megjithatë forcat izraelite kanë hyrë në të gjithë territorin e Rripit të Gazës, dhe një general i ushtrisë ka bërë të qartë se vendimi i fundit nuk e ndryshon qëllimin për eleminimin plotësisht të Hamasit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit