Shpërbërja e Ballkanit Perëndimor

Shpërbërja e Ballkanit Perëndimor

Nga: Vladimir Gligorov

Para disa dekadash Maria Todorova botoi librin Imagining the Balkans me qëllim të thyerjes së paragjykimeve për Ballkanin. Ajo në masën më të madhe mbështetet në përvojën ballkanike që vetëvetiu është interesante, por kjo këtu nuk ka rëndësi. Ideja e librit është që të dëshmohet se Perendimi nuk e kupton Ballkanin, sikurse para saj Eduard Said tregoi se nuk e kupton Lindjen e Afërme.Titulli doli nga nevoja që të identifikohen disi vendet ballkanike të cilat janë të ndërlidhura gjeografikisht e politikisht, por që nuk janë në Bashkimin Evropian. Titulli duhej të ishte politiko-gjeografik, ndaj edhe pjesa perendimore e Ballkanit. Mirëpo, cila është lidhja politike në këtë gjeografi? Janë këto vende të cilat drejtpërsëdrejti ose tërthorazi janë të ndërlidhura me dy burime konfliktesh të mundshme për territore. Këto dy burime janë Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova. Ndërsa një tërësi vendesh që kanë rol në këto konflikte, ose që me siguri nuk do të mund t’i anashkalonin ato, janë të gjitha nga Kroacia deri tek Maqedonia. Pra, fjala është për një emërtim që identifikon trevat që ndajnë rreziqet e sigurisëDisa nga anëtarët burimorë të këtij rajoni ose janë larguar prej tij, në kuptimin e pjesëmarrjes në këto rreziqe të sigurisë, ose po derdhin mund që të largohen. Kjo para së gjithash vlen për Maqedoninë dhe Malin e Zi, pa marrë parasysh faktin se si duket autori i emërtimit – Bashkimi Evropian – këtë nuk po e vëren sa duhet.Është interesant edhe rasti i Kroacisë e cila nuk bën më pjesë në këtë shoqëri, sepse reshti të përfshihet midis vendeve të Ballkanit Perendimor pasi u bë anëtare e Bashkimit Evropian. Natyrisht, si dhe disa vende të tjera, vazhdon t’i përkasë Evropës Juglindore që në fakt është emri i dytë për Ballkanin. Ndonëse herë-herë këtu numërohet edhe Moldavia për arsye politike e jo gjeografike. Kroacia nuk ishte e lumtur për renditjen në mesin e vendeve ballkanike, ndaj ky emërtimi i dytë është në përputhje me këtë.Mirëpo, tani duket sikur Kroacia po kthehet në Ballkanin Perendimor. Këtu tani qëndron edhe kuptimi i emërtimit për shkak të leverdisë. Fjala është për identifikimin e rreziqeve të caktuara për sigurinë e vendeve ose në rastin konkret të të gjithë rajonit. Llogaritej se Kroacia, pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të heq dorë nga lojrat ballkano-perendimore të sigurisë, por duket se kjo më nuk është rast. Në të vërtetë, edhe një vend tjetër ballkanik, që në fakt nuk u radhit ndër vendet e Ballkanit Perendimor, e kjo është Sllovenia, po ashtu po bën çmos për t’u përfshirë në këtë burim rajonal të pasigurisë. Këtu, u mor vesh, është edhe Turqia e cila nuk ndodhet në perendim të Ballkanit, por sikur të ketë territor edhe në Ballkan, është vend ballkanik që është tejet aktiv në botën osmane. Interesim për këtë po shfaq edhe Hungaria, saktësisht shefi i saj i shtetit.Gjithë kjo është zhvillim i pavolitshëm i politikës ballkanike që ua bën gati të pamundur vendeve të cilat dëshirojnë të përjashtohen disi nga gjithë kjo gamë e papërgjegjshme problemesh, përktësisht sjelljesh, ashiqare të leverdishme për politikanët. Mirëpo, sikurse qëndrojnë punët, numri i pjesëmarrësve të interesuar për përkeqësimin e sigurisë në Ballkan vetëm se ka për t’u rritur.Këtu do të doja të bëj një digression. Para disa dekadash Maria Todorova botoi librin Imagining the Balkans me qëllim të thyerjes së paragjykimeve për Ballkanin. Ajo në masën më të madhe mbështetet në përvojën ballkanike që vetëvetiu është interesante, porkjo këtu nuk ka rëndësi. Ideja e librit është që të dëshmohet se Perendimi nuk e kupton Ballkanin, sikurse para saj Eduard Said tregoi se nuk e kupton Lindjen e Afërme. Nuk është puna për gjithë atë për çka perendimorët kujtojnë se është fjala. Në fakt edhe nuk është. Edhe paragjykimet janëtë vërteta dhe nuk është se janë pa pasoja për Ballkanin, por edhe për Evropën.Veçmas do të duhej të jetë e pavërtetë se Ballkani anon shpërbërjen në konfliktet e pazgjidhura. Se nuk anon ballkanizimin. Të paktën jo shumë më shumë se e gjithë Evropa, të ndalemi tek kjo. Problemi fatkeqësisht qëndron se pikërisht tani po zhvillohet episodi i ri i ballkanizimit dhe po rritet rreziku i konflikteve të reja ku nuk përjashtohen as ato të armatosurat. Kjo po ngjet në kohën kur disi po ruhet ende integrimi i Evropës, ndonëse sprovat nuk janë të pakta.Vetëm kur të rritet numri i të interesuarëve për t’u përfshirë në ballkanizim do të ketë gjithnjë e më pak kuptim të flitet për Ballkanin Perendimor. Emërtimi kishte për qëllim të identifikojë dhe njëkohësisht të kufizojë zonën ku rreziqet për sigurinë burojnë njëkohësisht në të, por edhe janë të kufizuara, po ashtu në të. Meqenëse aktualisht kjo po bëhet përherë e më pak e vërtetë dhe po rritet numri i atyre që do të dëshironin të përfshihen në konteste që po ashpërsohen, mund të thuhet se Ballkani Perendimor është shpërbërë ose se është në proces të shpërbërjes.Dhe, me të vërtetë, nuk është fjala për diçka për çka Ballkani është specifik, por mënyra se si po zhvillohet kjo – është tipike ballkanike.Pescanik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit