Shpërdoroi detyrën, 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Shpërdoroi detyrën, 2 vite burg për ish-kryebashkiakun…

Është dënuar me dy vite burg ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla. Ky i fundit u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.

Alla në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’. Kjo kompani është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit te shkurtuar  do të vuajë 2 vite heqje lirie. Sa i takon tenderit prej 322 milionë lekë për ujësjellësin Bulqizë, u arrestuan Lefter Alla, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daçi, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit