Shpërdoroi detyrën, lihet në burg ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës

Shpërdoroi detyrën, lihet në burg ish-drejtori i…

Gjatë ditës së sotmje në Gjykatën e Apelit në Vlorë, është mbajtur seanca ku është marrë vendimi për fatin e Klodian trocit, ish-drejtorit të Kadastrës në Vlorë, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës. Mësohet se gjykata ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë, ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë Klodian Troci.

Në gjykatën e Apelit në Vlorë, u vendos masa e arrestit me burg edhe për Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Dunin. Ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci akuzohet si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi. Gjykata e Vlorës më herët la në burg Bardhyl Gjikën drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë. Ata dyshohet se kanë kryer falsifikimin e një numri të konsiderueshëm dokumentash pronësorë gjatë viteve 2019-2021.

Që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodjan Troci, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit