Shpërdoruan detyrën dhe falsifikuan dokumentat, prangosen dy policët e Komisariatit Lushnje

Shpërdoruan detyrën dhe falsifikuan dokumentat, prangosen dy…

Në qytetin e Lushnjes janë arrestuar dy punonjës të policisë pranë Komisariatit Lushnje, teksa akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Vendimi dhe masat janë marrë pas hetimeve nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Fier, bazuar mbi dyshimet se gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës kanë abuzuar me detyrën, si edhe kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Për rastin në fjalë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit