Shpërndanin drogë në klube nate dhe në afërsi të shkollave, kush janë 15 të arrestuarit?

Shpërndanin drogë në klube nate dhe në…

15 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shpërndanin lëndë narkotike në klubet e natës dhe në afërsi të shkollave. Policia ka bërë publik emrat e tyre.

Të arrestuarit janë Erkin Hima, Edis Hallkokondi, Rando Muçollari, Arlend Muçollari, Lubjan Heri, Sergej Muhollari, Emiljano Karaj, Henri Katroshi, Igli Eski, Reshit Kurtesh, Devis Zypçe, Klajdi Papa, Armand Sula, K. Begaj (femër),Bledar Krasniqi.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit