Shpërndanin drogë në shkolla të kryeqytetit, Gjykata lë në burg 10 persona

Shpërndanin drogë në shkolla të kryeqytetit, Gjykata…

Gjykata ka lënë në burg 10 personat që shpërndanin kokainë e heroinë në shkolla të ndryshme të kryeqytetit.

Këtë të mërkurë policia finalizoi operacionin Harta dhe u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e premte.

Mësohet se emrat e personave të cilët do të marrin masën e sigurisë të premen janë: Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela,  Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani, Redi Lolaj.

Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit