Shpërndanin drogë në shkolla/ Zbardhen të tjera përgjime nga grupi: Duhet me e përzi që të fitosh

Shpërndanin drogë në shkolla/ Zbardhen të tjera…

Pas zbërthimit të kodeve me të cilat komunikonin shitësit e drogës në Tiranë, sot janë zbardhur përgjime të tjera, ku tregohen detaje nga mënyra se si funksiononte grupi. Në bisedën e zhvilluar mes një prej të arrestuarve, Fabian Qoku, ky i fundit ankohet për fitimet. Ai thotë se lënda narkotike duhet përzier me patjetër sepse kështu po fitojnë shumë pak.

Nga operacioni i ditës së djeshme janë vënë në pranga disa anëtar të grupit Të arrestuarit: Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç, Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç. Ata janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundim të gjykimit.

Pjesë nga përgjimet:

Qoku: Hë vllai, mos më thuaj pa lekë amon. Se kam produkt tetshe, është super.

Agjenti: Jo, nuk e vej në diskutim. A filloj dot unë me ty a si?

Qoku: Varet ça do me bo, duhet me fol ça do me bo.

Agjenti: Kshu me ble

Qoku: Po, por unë s’e jap, e jap shtrenjtë vllai se është gjo e mirë. Ti ça do me bo, do me e përzi?

Agjenti: Jo me jo, po me punu pak.

Qoku: Nuk ke leverdi.

Agjenti: Po me e përzi sa shkon?

Qoku: Me e përzi, nëntëdhjetë shkon. Këtu ke leverdi

Agjenti: Dalin domethënë mirë, kupton, sa me hëngër bukë, jo se do të bëj milionat…

Qoku: Del super fare se është gjë që e mban, është e pastër. Bie fjala do marrësh katërqind e ca mijë lekë, do i nxjerrësh tetëqind.

Ky grup trafikantësg . Pjesë e shpërndarjes në këtë aktivitet ishin edhe tre vajza. 24 persona të identifikuar ishin të shpërndarë në 11 zona të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë këtu 28 lagje. Të gjithë anëtarët e grupeve ndaheshin në nëngrupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numrin më të lartë të shpërndarësve e kishin zonat e Bllokut, Kombinatit dhe Yzberishtit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit