Shpërndanin kokainë, arrestohet pronarët e lokalit në Tiranë

Shpërndanin kokainë, arrestohet pronarët e lokalit në…

Dy vëllezër, pronarët të një lokali në zonën e Xhamllikut në Tiranë, janë vënë në pranga pasi akuzohen se shpërndanin kokainë dhe kanabis.

D.K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, janë të arrestuarit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën ‘Ibrahim Brahja’, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike”, njoftoi policia./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit