Shpërndanin kokainë, çmontohet banda kriminale në Greqi,"koka" 22-vjeçari shqiptar

Shpërndanin kokainë, çmontohet banda kriminale në Greqi,”koka”…

Policia greke ka goditur veprimtarinë kriminale të tre të rinjve të moshës 22-27 vjeç të cilët u arrestuan nga efektivët e Prokurorisë së Narkotikëve të Sigurimit të Patrës.

‘Koka’ e organizatës kriminale mendohet të jetë 22-vjeçari shqiptar pronar i një skare qendrore në Patras.

Policia sekuestroi 128 gram kokainë dhe 7.1 kilogramë hashash, sasi të cilat iu gjetën edhe nga kontrollet e policisë në banesat e tyre dhe në një apartament-magazinë në Patra.

Gjithashtu u gjetën dhe 9500 euro si dhe një veturë dhe dy motoçikleta.

Të hënën pritet të dalin para hetuesve, ku do t’u caktohet dhe masa për veprimtarinë e tyre kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit