Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohen dy të…

Ardi Shehu 32 vjeç dhe Brisea Kallushi 34 vjeç ranë në pranga sot pasi shpërndanin sasi kokaine në kryeqytet.

Policia ka ranë në gjurmë të një sasie prej 20-30 gram kokainë dhe ndërhynë, duke i arrestuar.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa Brisea për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Pas verifikimeve të policisë rezulton gjithashtu se Ardi shehu ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit