Shpërndante doza heroine nëpër qytet, prangoset 26-vjeçari në Elbasan

Shpërndante doza heroine nëpër qytet, prangoset 26-vjeçari…

Policia ka arrestuar shtetasin me inicale H.H, teksa akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Falë një kontrolli të ushtruar ndaj tij, janë gjetur një sasi dozash heroine të cilat mendohet se i shpërndante nëpër qytet.

Njoftmi i Plotë

Elbasan

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

H. H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit