Shpërndante drogë në Venecia| Policia ndjek shqiptarin për dy ditë, bie në pranga

Shpërndante drogë në Venecia| Policia ndjek shqiptarin…

Policia e Mestres në Venecia kanë arrestuan një shtetas shqiptar, me precedent penale në trafikun e drogës. Policia e ka përndjekur shqiptarin për dy ditë në zonën e  Via Carduçi dhe Via Piave, ku ishte konstatuar trafiku i kokainës.

Sipas mediave vendase, shqiptari kishte marr një banesë me qira për të përpunuar drogën. Pasi merrte telefonata nga përdoruesit ai largohej i qetë nga banesa dhe i takonte ata për të bërë shkëmbimin. Policia gjeti një apartament dedikuar trafikut të drogës.

Agjentët pasi e konstatuan në rrugë, arrestuan shqiptarin dhe janë futur në banesën e tij ku është gjetur materiali i përdorur për ambalazhim, një shufër precize, 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro para në dorë. Shqiptari u dënua me dhjetë muaj dënim me kusht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit