Shpërndante foto dhe video me këngë ‘mafiash’ gjatë orarit të punës, ja çfarë thuhet në Kodin e Etikës

Shpërndante foto dhe video me këngë ‘mafiash’…

Ditën e sotme, pamje të pulbikuara ku kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani pozonte dhe postonte video në rrjetet e saj sociale gjatë orarit të punës, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Menjëherë pas publikmit të këtyre pamjeve, ka ardhur një reagim i madh nga opinioni pulbik që e kritikonin krye-gjyqtaren për sjelljen që e tregonte duke e pulbikuar në rrjetet e saj sociale. Një reagim i menjëhershëm ka ardhur edhe nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë që nisi hetimet ndaj kryetares së gjyqtarëve Enkeleda Kapedani.

Në lidhje me rastin e publikuar reagoi edhe vetë gjytarja e cila u shpreh për Fax Neës, se kjo ishte bërë nga persona që donin t’i prishnin imazhin e saj.
Por ajo që duket paradoksale është fakti se nëse shikojmë atë cfarë parashikohet nga Këshilli i Etikës për gjyqtarët.

Në parimin e sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje, thuhet se “kryegjyqtarja mbikëqyr dhe vëzhgon respektimin e etikës gjyqësore duke raportuar çdo problematikë të hasur me sjelljen e pahijshme të gjyqtarëve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit