Shpërndante kokainë, ish-polici i forcave “Shqiponja”, dënohet me 5 vite burg

Shpërndante kokainë, ish-polici i forcave “Shqiponja”, dënohet…

Lavdosh Metaj, 39 vjeçari i cili ishte efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës është dënuar me 5.4 vite burg nga Gjykata e Sarandës.

Në fillim u dënua me 8 vite heqje lirie, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vite burg. Ish-oficeri u arrestua me 12 qershor 2021 pas një operacioni në kuadër të hetimeve që zhvilloheshin ndaj tij për shpërndarje kokaine në Sarandë.

Në banesën e tij u zbuluan në cilësinë e proves materiale 166.6 gram kokainë, 350 euro, 21 mijë lek të reja dhe 3 celularë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit