Shpërthejnë protestat kundër masave të Covid-19, ukrainasit kundër vaksinimit, në Holandë përplasje me policinë

Shpërthejnë protestat kundër masave të Covid-19, ukrainasit…

Në Europë ka shpërthyer një valë protestash kundër masave të Covid-19.  Në Holandë ka pasur përplasje me policinë.

Me qindra demonstrues u përplasën me policinë në Hagë dhe gjatë trazirave të paktën 13 persona u arrestuan.

Edhe në Ukrainë ka pasur protesta, ku kundërshtohen jo vetëm masat kufizuese por edhe vaksinimi. Ukraina është ndër shtetet me nivelet më të larta të të infektuarve dhe viktimave.

 “Do të na kthejnë në mutandë, ata na injektojnë mikroçipa, duan të në kthejnë në robotë. Ne do të vijojmë të protestojmë,” – shtoi një tjetër protestues.

Vaksinat janë bërë të detyrueshme për punonjësit shtetërore dhe në zonat e kuqe, ku përfshihet edhe Kievi, vetëm personat e vaksinuar apo ata të pajisur me test negative lejohet të hyjnë në bare, palestra apo të përdorin edhe transportin publik.  

Parlamenti ukrainas miratoi një ligj për të burgosur apo për të gjobitur me 6.460 dollarë të gjithë ata persona që falsifikojnë apo përdorin certifikatat të rreme COVID-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit