Shpërthejnë protestat masive në shumë qytete në SHBA, digjen makinat e policisë pas vrasjes së 46-vjeçarit

Shpërthejnë protestat masive në shumë qytete në…

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara kanë shpërthyer protesta pas vrasjes së një afrikano-amerikani nga duart e policisë në Minneapolis.

Qindra njerëz dolën afër Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd-it, shkruan “BBC”. Protesta pati edhe në Minnesota, New York dhe Kaliforni.

Një ish-polic është arrestuar dhe kundër tij është ngritur akuzë për vr.asje të një personi në ndalim. Ish-polici Derek Chauvin është shfaqur në video duke ia mbajtur për disa minuta gjurin mbi qafë afrikano-amerikanit derisa ky mbeti pa ndjenja. Polici në fjalë dhe tre të tjerë tashmë janë përjashtuar nga puna.

I dyshuari kryesor për këtë rast pritet të dalë për herë të parë në gjykatë të hënën. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshkruar incidentin si një gjë të tm.errshme dhe tha se ka biseduar me familjarët e vi.ktimës, për të cilët tha se janë njerëz të mrekullueshëm.

Mes policisë dhe protestuesve pati përleshje të dhu.nshme në disa qytete, përfshirë qytetet New York, Los Angeles, Chicago, Denver, Houston, Lousville, Phoenix, Columbus dhe Memphis.

Në Atlanta, ndërtesat u dëmtuan dhe një makine të plicisë iu vu flaka, ndërkohë që protestuesit u mblodhën afër zyrave të televizionit CNN.

Në Dallas, policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve pasi u sulmua me gurë. Ky rast e ka shtuar zemërimin e amerikanëve kundër vrasjeve të zezakëve nga policia.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit