Shpërthejnë protestat në kompaninë më të madhe të Iphone në Kinë

Shpërthejnë protestat në kompaninë më të madhe…

Incidente të shumta shpërthyen ditën e djeshme në fabrikën më të madhe të iPhone në Kinë, në pronësi të Foxconn të Tajvanit, një furnizues i jashtëm i Apple.

Disa nga protestuesit kanë shkaktuar trazira duke goditur kamerat e vëzhgimit dhe dritaret me shkopinj.

Shkak i kësaj revolte janë bërë kushtet e punës, ushqimet e cilësisë së dobët që u ofrohen, apo edhe mospagesat e bonuseve që u janë premtuar. Rreth 200,000 punëtorë janë të punësuar në fabrikë.

Objekti përdor sistemin e ashtuquajtur “qark të mbyllur”, me fjalë të tjera punëtorët jetojnë të izoluar për shkak të situatës epidemiologjike në Jeju.

Kjo protestë e papritur ka ndikim dhe në prodhim. duke sjellë një numër më të ulët të prodhimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit