“Shpërthejnë” rastet me Covid në Shkodër/ Mbyllet Poliklinika e qytetit

“Shpërthejnë” rastet me Covid në Shkodër/ Mbyllet…

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë regjistruar këtë të hënë në Shkodër.

Mësohet se vatra e re, është ajo e Poliklinikës së Shkodrës ku para tre ditësh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitiv, ndërkohe që pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja.

Bëhet me dije se Poliklinika e Shkodrës ka mbyllur dyert, ndërkohë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 teste, 6 persona të rezultojnë pozitiv./CNA.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit