Shpërthejnë shashkat në protestë, dyshohet se hidhen nga tarraca e ministrisë së Brendshme

Shpërthejnë shashkat në protestë, dyshohet se hidhen…

Gjatë kohës që artistët dhe aktivistët flasin me radhë në podiumin e ngritur përballë ministrisë së brendshme, janë hedhur flakadanë dhe kapsolla.

Ndërkohë kanë ndodhur edhe përplasje mes protestuesve ku janë parë edhe persona të plagosur.

Kurse  Liçaj shtoi se edhe pse Rama e Veliaj kërkojnë që të vrasin shpresën, ajo nuk vritet. Ai vazhdoi:

Në atë skenë krimi aty janë dy kufoma politike Rama dhe Veliaj. Nuk më vjen keq për ata dy kufoma politike, por për të gjithë ne. Thërras të gjithë shqiptarët, gjithcka që ka mbetur e mirë nga Shqipëria, si bijtë e shqipeve që jemi të fluturojmë lart dhe të vrasim këta gjarpërinj.”

Shpresa nuk vritet, sepse shpresa është brenda shpirtit të njeriut. Ky vend është shumë i bukur dhe meriton më të mirën. Duhet të ngrihemi, sepse kështu nuk vazhdohet më. Unë kam fëmijë dhe e ardhmja e fëmijëve të mi duhet të jetë këtu, mos të kenë mendjen për të ikur”, tha ndër të tjera aktori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit