Shpërthejnë tre kabina elektrike në Tecin e Ballshit, qyteti dhe disa fshatra pa energji elektrike

Shpërthejnë tre kabina elektrike në Tecin e…

Tre kabina elektrike kanë shpërthyer mbrëmjen e kësaj të enjte në qytetin Ballshit. Kabinat mësohet se ndodheshin në zonën e Tecit, pranë ish-uzinës së naftës. Flakët dhe shpërtimet kanë qenë të mëdha, aq sa kanë ndriçuar terrin e natës.

Pas kësaj ngjarje, i gjithë qyteti i Ballshit nuk ka pasur endergji elektrike. Po ashtu pa energji elektrike mësohet se janë dhe disa shfatra përreth qytetit, të cilat furnizoheshin me energji nga Teci.

Dëmi i shkaktuar mbetet ende i pallogaritshëm teksa nuk dihet nëse riparimi elektrikë do të kërkojë kohë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit